Gjendet drogë, arrestohet një person nga Shkupi

Me datë 01.04.2022 rreth orës 23:45 në rrugën Slloveneçka në Shkup, pas informacioneve të marra paraprakisht , zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, kanë arrestuar RP.(37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, nën kapuç i është gjetur dhe konfiskuar një pako me rreth 350 gramë marijuanë.

Kundër R.P. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të jepet kallëzimi i nenit 215 të Kodit Penal, thonë nga MPB.