Sanksionohen 201 shoferë në Shkup, 56 për tejkalim shpejtësi

Ministria e Brendshme dje (01.04.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 56 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 34 sanksione për mosdhënie të përparësisë së këmbësorëve.

Nëntë masa për përdorimin e celularit, tre sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër masa për shofer fillestar, tre për automjete të paregjistruara, 50 për parkim të paligjshëm…

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta