Mot me vranësira me reshje të përkohshme, pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar

Shkup, 2 prill – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Pasdite në disa vende  do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryejë erë e fuqishme jugperëndimore. Kah fundi i ditës për shkak të ftohjes në pjesët malore reshjet do të jenë të dëborës.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Do të fryejë erë e fuqishme jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 17 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot  me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore me reshje  lokale të dëborës.