“Golgota e shqiptarëve 1981-2001”, Shaqiri: Rikujtesa, përgjegjësi kombëtare
Shkup, 1 mars – Për të realizuar të drejtat e tyre, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut iu desh të bëjnë shume sakrifica, të japin shum mund dhe gjak. Këto ngjarje nuk duhet të harrohen, andaj Hisni Shaqiri me librin e tij “Golgota e shqiptarëve në vorbullën e ngjarjeve 1981-2001”, tenton që t’ua sjell ne kujtesë dhe të dokumentojë atë që e kanë kaluar shqiptarët në RMV.
“E kam njderë si përgjegjësi kombëtare që gjeneratave të ardhshme t’ju ofrojmë dicka për këtë kohë shumë të rëndësishme ku ka pas shumë lëvizje dh shumë ndryshime benda përbrenda Ballkanit Perendimor, edhe më gjërë. Si njeri që kam qenë, gjithë këtë kohë, jo vetëm uë por edhe të tjerë, i përfshirë në disa ngjarje, t’ju them të drejtën ka qenë një detyrim i imi i pashmangshëm dhe jam përkushtuar dhe kam bërë atë që është sot e botuar.”, tha Hisni Shaqiri, autor i librit.
Hysni Shaqiri është një ndër personalitetet më kompetent për të përshkruar ecurine e shqiptarëve, pasi ka qenë aktiv edhe ne pjesën politike, por edhe në atë ushtarake, thanë publicistët.
“Me këtë libër, Hysniu ka bërë një punë të mirë, sepse e ka vulosur gjithë ate periudhë në këto 400 e dicka faqe dhe kjo e bën që ajo periudhë të mos harrohet por të përcillet brez pas brezi.”, tha Avni Dehari, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Në promovimin e librit morën pjesë figura politike, patriotike, publicist etj.. U prezantua edhe një dokumentar që ka të bëjë me jetën e autorit të librit Hysni Shaqiri.

