Zv.drejtori i një shkolle në Gostivar akuzohet për maltretim të nxënësit

Gostivar, 1 prill – Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur akuzë kundër një personit nga Gostivari për veprën penale – maltretim në kryerjen e detyrës sipas nenit 143 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

I akuzuari, më 26 nëntor të vitit të kaluar, gjatë kryerjes së detyrës si zëvendësdrejtor në shkollën fillore në fshatin Çegran, ka vepruar ndaj nxënësit në mënyrën me të cilën shkelet dinjiteti njerëzor dhe personaliteti, njofton PTHP – Gostivar.

Në kumtesë theksohet se fëmija i dëmtuar, nxënës në klasën e tetë, ka marr paralajmërim se sëbashku me dy nxënës tjerë do të vendosen në klasë tjerët. Ai është ngjitur në katin e dytë të shkollës për të marrë orarin për klasën e re, por e ka takuar të akuzuarin që qëpari i ka bërtitur përse është ngjitur në katin e dytë, dhe më pas ka filluar ta godas me shuplakë dhe shqelma.

Fëmija i dëmtuar ka pësuar lëndime të lehta trupore – ndrydhje në pjesën e kokës dhe ngjarjen e ka paraqitur në stacion policor