Sanksionohen 160 shoferë për vozitje të shpejtë
Shkup, 1 prill – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar, ku në këtë aksion janë sanksionuar 160 shoferë.
“Prej tyre dhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 95 jashtë vendeve të banimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kontrollimet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

