Prej sot edhe zyrtarisht paga minimale është 18 mijë denarë

Shkup, 1 prill – Prej sot, mbi 80 mijë të punësuar, në industri dhe lëmi të ndryshme, do të marin pagën minimale prej 18 mijë denarëve, në përputhje me ndryshimet ligjore për rritjen e pagës minimale, informon Zhurnal.

Qeveria e RMV-së në dialog me komunitetin e biznesit, sindikatat dhe palët tjera të interesuara, në periudhën e fundit arritën marrëveshje për rritjen e pagës më të ulët, e harmonizuar me metodologjinë me të cilën e njejta vazhdimisht do të rritet.

Është definuar se paga minimale nuk guxon të jetë më pak se 57% prej pagës mesatare. Kështu, në të ardhmen do të mundësohet të rritet përsëri paga minimale./Zhurnal.mk