Ish drejtori i ESHS-së, Gerasimovski: Rezultatet janë kyçe për krijimin e së ardhmes të shtetit

Shkup, 31 mars – Ish drejtori i Entit Shteëror për Statistikë, Donço Gerasimovski, gjatë debatit në UTrinski Brifing, ka deklaruar se gjatë regjistrimit ka mundur të ndodhin gabime të vogla, por në përgjithësi regjistrimi është i besueshëm dhe nuk ka mundur të ndodhin gabime të mëdha, transmeton Zhurnal.

“Nuk është e mundur sipas metodologjisë të bëhet gabim i madh. Regjistruesit duhet të vizitojnë çdo shtëpi. Se a janë të pakënaqur disa njerëz kjo është çështje tjetër. Gjendja ku bëhet regjistrimi ndiqet dhe është kryer edhe në mënyrë elektronike. Nëse ekziston mos përfshirje të plotë, regjistruesi kthehet prapa ose lë një mesazh se përsëri do të vijë për regjistrim”, thotë Gerasimovski.

Ai shton se në ESHS kontrollohen dhe të dhënat e fëmijëve të lindur të rinjë, për personat e vdekur, për të cilët jepen raporte tre mujore dhe shihet si po lëvizë popullata. Ngjarjet demografike vazhdimisht ndiqen, por nuk kemi të dhëna të popullsisë cila është shpërngulur në vende tjera, thotë ai.

“Në 163 vende nga 190 ka shtetas të Maqedonisë. Regjistrimi në diasporë është një gjë e rrallë në botë, sepse vendet e BE-së e ndjekin statistikën dalëse të shtetasve. Nëse kanë dalë për një vit apo më tepër, këtë ata e dinë. Vendet e BE-së thonë se çdo dalje nga vendi duhet medoemos të regjistrohet në MPB. Në vendin ku shkojnë doemos duhet të paraqiten në ambasadën e vendit amë. Kjo te ne nuk bëhet”, thotë Gerasimovski.

Për të, politikat e ardhshme krijohen në bazë të demografisë, ekonomisë e arsimit, dhe kjo duhet të jetë më e rëndësishme se sa kush sa përqind është.

Këto të dhëna nga regjistrimi janë pranuar nga Eurostat por Bullgaria e konteston të njejtën sepse nuk janë regjistruar bullgarët./Zhurnal.mk