Konferencë “Gjyqësia në Maqedoninë e Veriut sipas procesit reformues: Gjykatës, Quo Vadis?”

Shkup, 31 mars – Me rastin e Ditës së gjyqësisë – 31 Mars, Shoqatave e gjykatësve të Maqedonisë së Veriut sot do të organizojë konferencë rajonale me temën “Gjyqësia në Maqedoninë e Veriut sipas procesit reformues: Gjykatës, Quo Vadis?”.

Konferenca mbahet me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe do të mbahet në platformën ZUM.

Në konferencë fjalime do të mbajnë ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, shefi i Delegavionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop.