Diskutim: Etika dhe politika: portreti i një politikani të vyrtytshëm”
Shkup, 31 mars – Diskutim me temën “Etika dhe politika: portreri i një politikani të vyrtytshëm” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Forumit për politika të mençura.
“Ideja për ngjarjen është nxitur nga nevoja të inicohet dhe thellohet diskutimi për standardet e sjelljes së vyrtytshme të politikanëve, brenda dhe jashtë procesit zgjedhor. Një pjesë e atyre standardeve janë përpunuar në dokumentin “Një udhëzues për politikanë të vyrtytshëm”, i cili gjithashtu do të prezantohet gjatë diskutimit”, kumtoi Forumi për politika të mençura.
Në ngjarje do të marrin pjesë gazetarë të cilët do t’i ndajnë qëndrimet, mendimet dhe rekomandimet e tyre për atë se çka do të thotë sjellje e vyrtytshme në hapësirën politike, integritetin politik, vlerën e fjalës së shprehur publike.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike do të paraqesin qëndrimet e tyre, se cilat sjellje të politikanit mund të konsiderohen të mira.
“Të mira në kuptimin etik, të mira si vlerë, një vlerë që promovon vlerat, që udhëzon votuesin të zgjedhë një vlerë, të njohë një vlerë, në fund të shpërblejë vlerën në ditën e zgjedhjeve”, potencojnë nga Forumi për Politika të mençura.

