Avionët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Suedisë kishin armë bërthamore

Sipas një raporti të ri, avionët sulmues rusë që mbanin armë bërthamore hynë në hapësirën ajrore suedeze në fillim të marsit.

Një burim tha se ky ishte një akt i qëllimshëm frikësimi.

Televizioni tha se katër avionë rusë, dy avionë sulmues Sukhoi 24 të shoqëruar nga dy avionë luftarakë Sukhoi 27, u ngritën nga baza ajrore e Kaliningradit më 2 mars.

Burimet zbuluan se avionët sulmues ishin të pajisur me armë bërthamore “diçka që pilotët rusë e kishin të qartë për të treguar”.

Për shkak të konfliktit në Ukrainë, Forcat Ajrore Suedeze thuhet se kishin një gatishmëri të shtuar dhe panë se avionët po shkonin drejt qiellit mbi Gotland, një ishull suedez në Detin Baltik.

Forcat e armatosura të vendit nuk pranuan të komentojnë zyrtarisht nëse dy avionët sulmues ishin të pajisur me armë bërthamore, por i thanë televizionit se shkelja e hapësirës ajrore duhet të ketë qenë e qëllimshme.

“Ne e vlerësojmë atë si një veprim të ndërgjegjshëm. Ne e kemi analizuar incidentin dhe është e qartë se nuk mund të përjashtoj navigimin e gabuar, por gjithçka tregon se ata kanë shkelur qëllimisht kufijtë e Suedisë”, tha shefi i Forcave Ajrore sudeze, Carl-Johan Edstrom.

Shkelja e territorit suedez zgjati për rreth një minutë, shtoi raporti.

Suedia, e cila është neutrale dhe jo anëtare e NATO-s, vendosi dy avionë luftarakë JAS 39 Gripen që thuhet se kanë marrë imazhe të avionit rus që konfirmoi se ishin të pajisur me armë bërthamore.