Raporti i Eurokomisionit për vendin për vitin 2021 para deputetëve

Shkup, 30 mars – Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 sot u gjet para deputetëve. Për shumicën, Raporti shënon progres në më shumë fusha dhe gatishmëri në të shtetit që të fillojë negociata aderuese, ndërsa për opozitën ai shënon rënie në disa kapituj, me çka prin drejt vlerësimit të përgjithshëm për shtetin si negative dhe shqetësuese.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se Komisioni i ka “shqyrtuar drejt dhe i ka vlerësuar politikat e këqija qeveritare

Zëvendës-kryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq theksoi se vlerësimi i përgjithshëm për vitin 2021 është 3,11 ose nivel i mirë i gatishmërisë, ndërsa progresi është 2,83 me vlerësim të mesëm, sepse, siç tha, hapësira për vlerësime është nga 1 deri në 5, sipas metodologjisë sonë, ndërsa sipas asaj që bën Instituti parlamentar është nga 1 deri në 4, për këtë shkak vlerësimet dallohen.

Mariçiq potencoi se vlerësimi i përgjithshëm i KE-së është se shteti i plotëson kushtet për hapje të negociatave aderuese, ndërsa autoritetet e demonstrojnë fuqimisht përkushtimin për progres të vendit dhe rrugën e saj drejt BE-së.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri tha se qytetarët e vendit dinë më së miri të jetojnë dhe se nga disa plane të promovuara të Qeverisë nga viti 2017 e në vazhdim, siç është “Plani 369”, asnjë nuk është realizuar dhe nuk ka asnjë efekt.

“Nëse bëjmë një analizë të Raportit, do të shohim dallime të mëdha nga ajo që kërkohet nga ne dhe situata që kemi realisht. Në kapitullin e të drejtave të njeriut, KE thotë se emërimi i Avokatit të Popullit në janar të vitit 2021 ka provokuar zemërim për përkatësinë e tij politike. Quhet ngacmim, sepse qytetarët e vendit çdo ditë përballen me presione politike, të cilat vijnë nga Qeveria”, thotë Aziri, duke shtuar se duhet të përpiqemi të arrijmë standardet e BE-së.

Deputetët pas raportit debatuan deri në ora 14, pas së cilës nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski e ndërpreu seancën dhe tha se do të ricaktohet në mënyrë plotësuese.