Themelohet Këshill dhe nënshkruhet Deklaratë për Gjyqësi të hapur

Shkup, 30 mars – Në hapësirat e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u themelua Këshill për gjyqësi të hapur. Në ngjarje është nënshkruar edhe Deklarata për Gjyqësi të hapur, informojnë nga Gjykata supreme e Maqedonisë së Veriut.

“Këshilli për Gjyqësi të hapur paraqet trup në të cilin anëtarësohen nga një përfaqësues nga të gjitha instancat dhe përfaqësuesit gjyqësorë të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë si dhe përfaqësues nga gjashtë shoqata të qytetarëve”, thonë nga Gjykata supreme.

Ndër të tjera prej atje shtojnë se deklarata për Gjyqësi të hapur si pjesë e programit Partneritet për pushtet të hapur paraqet angazhim i cili ka për qëllim të kontribuojë ndaj rritjes së pjesëmarrjes qytetare dhe qasjes së rritur nga ana e qytetarëve lidhur me punën e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi, në fjalimin e saj theksoi se Gjyqësia e hapur është kyçe për rritjen e perceptimit pozitiv dhe me këtë edhe për rritje të besimit të qytetarëve lidhur me punën e gjykatave.

“Gjykata supreme e RMV-së si bartëse e pushtetit gjyqësor e ka edhe obligimin e zbatimit i njëtrajtshëm të ligjeve që është parakusht për të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët të themeluar në praktikën e themeluar gjyqësore me çka do të respektohet kapitulli i sigurisë ligjore, por në të njëjtën kohë do të sigurohet edhe transparenca e të dhënave dhe punës së gjykatave si institucione të cilat janë kompetente për ndarjen e të drejtës”, theksoi Ademi.

Në ngjarjen e sotme fjalim pati edhe udhëheqësi i programit nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, Zharko Haxhi-Zafirov, i cili theksoi se Këshilli për gjyqësi të hapur ka për qëllim ta forcojë transparencën e gjyqësisë, por edhe të kontribuojë në kohabitacionin e tre autoriteteve, ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore.