Fuqia e pasaportës/ Maqedonia ndodhet në vendin e 82të

Shkup, 30 mars – Maqedonia e Veriut është në vendin e 82të të cilën e ndanë me Malin e Zi, në listën prej 199 vendeve, sipas indeksit të pasaportave “Nomad 2022”, i publikuar nga kompania konsultative për tatime dhe migrim, “Nomad Kapitalist”. Me rëndësi është të përmendet se ky indeks në vlerësimin e saj e shton tatimin, percepcionin global, mundësinë për marjen e shtetësisë së dyfishtë dhe liria personale.

Kjo pozitë, pasaportës maqedonase i jep 78,5 pikë dhe mundëson të udhëtohet në 125 vende. Për percepcionin global të vendit dhe për lirinë e mediave kemi fituar 20, respektivisht 30 pikë.

Në listë para Maqedonisë gjenden Kroacia, Bullgaria dhe Sllovenia, ndërsa prapa neve ndodhen Mali i Zi dhe Shqipëria.