Fetai nga ASH: Qytetarët jorezident janë mbi 30% e jo 12% siç thonë rezultatet
Shkup, 30 mars – Sot u publikuan rezultatet e regjistrimit 2021. Sipas rezultateve, në Maqedoni doli se banojnë 29,5% shqiptarë ndërsa 12% e popullsisë jeton jashtë vendit, transmeton Zhurnal.
Për këto rezultate ka reaguar përgjegjësi për eurointegrime të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai.
Sipas tij këto rezultate janë të rreme dhe shifra 12% nuk është e vërtetë. Sipas tij, kjo shifër duhet të jetë mbi 30% sepse kështu thonë organizatat ndërkombëtare.
Fetai shton se shifra prej 54% e maqedonasve doli vetëm falë manipulimit që u bë me regjistrimin fillestar e e njejta i demobilizoi qytetarët shqiptarë. Për gjithë këtë, sipas Fetait fajin e ka Bashkimi Demokratik për Integrim./Zhurnal.mk

