BP: Stabiliteti ekonomik në vend është ruajtur edhe krahas ngjarjeve më të reja globale
Shkup, 30 mars – Stabiliteti makroekonomik në vend është ruajtur edhe krahas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, të cilat dukshëm e ndryshojnë kontestin ekonomik global. Denari është stabil dhe do të mbetet edhe më tutje stabil, për të cilën garanton instrumentariumi i pasur monetar i Bankës Popullore (BP), para se gjithash niveli i lartë i rezervave devizore.
Kjo, siç informojnë nga BP, ishte theksuar në takimin e guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska me Andi Aranitasi, përfaqësues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vend në të cilën morën pjesë edhe ekonomistja kryesore rajonale e BERZH Ana Kreshniq dhe analistja për ekonomi Ola Beliq.
“Nga ana e përfaqësuesve të BERZH-it ishin përshëndetur politikat të cilat i zbaton Banka Popullore dhe ishin vlerësuar si adekuate në situatën rrjedhëse në funksionin e mbajtjes së stabilitetit makroekonomik”, kumtoi BP.
Në mbledhje, thuhet në kumtesë, ishte diskutuar për gjendjen makroekonomike në ekonominë e Maqedonisë pas krizës shëndetësore dhe masat të cilat ishin ndërmarrë për shkak të tejkalimit të efekteve negative. Megjithatë, ishte potencuar se Banka Popullore mundësoi mbështetje adekuate të aktivitetit ekonomik përmes masave monetare, sikur edhe me masat e matura të cilat mundësuan mbështetje kreditore solide gjatë gjithë periudhës, ndërsa njëkohësisht ishte mundësuar mbajtje e stabilitetit të sistemit bankar.
“Kriza në Ukrainë dukshëm e ndryshoi kontestin makroekonomik edhe në korniza globale dhe vendore. Kjo do të thotë rrezik i ulët për rritjen ekonomike, ndërsa rrezik i lartë për inflacionin Në kushte të pasigurisë së lartë, Banka Popullore me kujdes i ndjek informacionet dhe lëvizjet në ekonomi. Nga ana e guvernatores së Bankës Popullore, ishte potencuar se edhe krahas kondicionit të mirë të rezervave devizore dhe likuiditetit të lartë historik të bankave, në dispozicion janë edhe mekanizmat plotësues mbrojtës me të cilat garantohet stabiliteti makroekonomik”, potencojnë nga BP.
Si shembull më i freskët, Angelovska-Bezhoska e potencoi vazhdimin e qasjes për Bankën Popullore nga ana e Bankës Qendrore Evropiane (BQE)në linjën repo prej 400 milion euro, me të cilën sigurohet qasje në likuiditet plotësues devizor nëse është e nevojshme. Kjo linjë deri tani nuk ishte shfrytëzuar. Njëherit BQE, të hënën këtë javë, gati për një vit, e vazhdoi vlerën e linjës repo për bankën tonë qendrore.
Nga të dyja palët ishte theksuar se paralelisht me ndërmarrjen e masave dhe politikave në kontekst të lëvizjeve negative rrjedhëse, vendi duhet të vazhdojë të punojë në reformat me të cilat në plan afatgjatë do të rritet produktiviteti dhe potenciali për rritje të ekonomisë. Ishte potencuar se fokusi është i nevojshëm të vendoset në digjitalizimin dhe inocacionin, me qëllim të shfrytëzimit të avantazheve krahasuese të cilat i sjell teknologjia moderne.

