Arrestohet 31 vjeçari nga Shkupi, i gjendet drogë dhe municion
Shkup, 30 mars – Nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori për punë kriminalistike Gazi Babë dhe nga Njësia për tregti të palejueshme dje në orën 16:00 është privuar nga liria B.K.(31) nga Shkupi.
Gjatë bastisjes së shtëpisë në rajonin e Gazi babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., kryer me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata penale Shkup, kumtuan sot nga MPB, janë gjetur lëndë të cilat rrjedhin nga vepra penale.
Janë gjetur dy laptopë. dokument i falsifikuar udhëtimi i Sllovenisë në emër M.K., patent shofer i falsifikuar i Bullgarisë në emër të V.V., dy plumba municion pistolete, dy peshoja digjitale, dy qese me materie të bardhë pluhur.
B.K. është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet padi adekuate

