MATTO kërkon përditësimin e Marrëveshjes për tregti të lirë me Turqinë
Shkup, 30 mars – Për një përparim ende më të madh ekonomik, rritje të këmbimit tregtar dhe tërheqjen e investimeve të reja, vendi urgjentisht duhet ta tejkalojë pengesën kyçe, ndërsa kjo është përditësimi i marrëveshjes për tregti të lirë midis Maqedonisë dhe Turqisë, i porositi mbrëmë oda ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) zëvendëskryeministrit të obliguar për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
Në mbledhjen e bordit drejtues të MATTO-s në të cilën mori pjesë Bytyqi, ishte theksuar se MATTO mundohet të gjejë zgjidhje tashmë një kohë të gjatë për zonën e lirë në Gjevgjeli, e cila përmes modelit të partneritetit privat-publik pret që t’i jepet.
“Qëllimi i MATTO-s është të japë kontribut ndaj rritjes së dyfishtë të investimeve turke edhe në periudhën në vijim. Këmbimi tregtar në këtë periudhë është rreth 700 milion dollarë, por tendenca jonë është së pari të arrijmë këmbim tregtar deri në një miliard dollarë, ndërsa pastaj ende më shumë. Për ta realizuar këtë tendencë dhe për përparim më të madh ekonomik të vendit tonë, ekzistojnë disa mekanizma. Njëra prej tyre është mundësia për shfrytëzimin e kredive nga 550 milion dollarë të cilat banka turke Egzim i ka ndarë për Maqedoninë”, tha kryetari i MATTO-s Ajdovan Ademoski dhe e informoi zëvendëskryeministrin se investimet turke marrin pjesë me 35 për qind nga investimet e huaja direkte në vend.
Bytyqi informoi për gjendjen me Buxhetin shtetëror, duke theksuar se falënderim i sektorit privat në shkurt ka rritje prej 25 për qind sa i përket të gjitha të ardhurave, ndërsa sërish rritja e përgjithshme në janar të vitit 2022 arrin nëntë për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Qeveria, tha Bytyqi, deri tani ka shpenzuar gjithsej 200 milion euro nga të cilat 170 milion për ballafaqim me krizën energjetike dhe 30 milion plotësuese për aktivitetet për sigurimin e energjisë ngrohëse.
Zëvendëskryeministri prezantoi edhe një pjesë të masave plotësuese lidhur me likuiditetin e kompanive – sigurimin e kredive pa interes përmes Bankës Zhvillimore dhe Bankës Evropiane për Investime.
“Bytyqi shprehu hapjen e Qeverisë për një bashkëpunim ende më intensiv me sektorin privat, në drejtim të ballafaqimit me sfidat të cilat i sjell kriza ekonomike, duke theksuar se nuk mund të pritet zhvillim pa investime, si nga karakteri privat ashtu edhe nga ai publik”, citon MATTO.
Në këtë takim të përbashkët, plotëson Oda, ishte planifikuar të konfirmohen edhe mënyrat dhe mundësitë për një bashkëpunim ende më të madh me Qeverinë në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike në shtet dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik të kompanive nga Republika e Turqisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

