Panel diskutim “Multikulturalizmi, diskriminimi dhe toleranca te të rinjtë”
Shkup, 30 mars – CIVIL sot organizon panel diskutimi me temë “Multikulturalizmi, diskriminimi dhe toleranca te të rinjtë” në qendrën për shtyp të organizatës në Qendrën e Biznesit “Paloma Bjanka”.
“Në Panel do të hapen pyetje për bazën e barabartë për zhvillim në sfera dhe aspekte të ndryshme, si avokimi, arsimi, punësimi, etj., si të krijohet dhe ruhet ajo bazë e barabartë, mbi të cilën qëndron stabiliteti i një shoqërie në të gjitha aspektet. Me barazi të barabartë për zhvillim, respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në shoqërinë tonë ushqehet multikulturalizmi”, thonë nga CIVIL.
Pjesëmarrës në panel do të jenë Samet Shabani nga Horizon Civitas, Teodora Stolevska nga MOF dhe Melisa Kariman – Romano Avazi. Ngjarja do të moderohet nga Biljana Jordanovska nga CIVIL.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen në Fejsbuk dhe kanalin Jutjub të CIVIL.
Paneli organizohet në kuadër të projektit “Hap përpara drejt një shoqërie multikulturore” i zbatuar nga CIVIL me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Dukatit të Madh të Luksemburgut.

