Pesë viktima në një sulm të armatosur në Bnei Brak
Në një sulm të armatosur që rezultoi të ishte terrorist në dy vende në Bnei Brak pranë Tel-Avivit, sonte kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, raportojnë mediat izraelite.
Sulmuesi ka qenë duke drejtuar një motoçikletë dhe është “neutralizua”, theksohet në raportime.
Zëdhënësi i policisë izraelite, Eli Levi dhe prefekti i Bnei Brak, Avram Rubinshtajn u kërkuan kalimtarëve që të strehohen dhe të lejojnë që ambulanca të mbërrijë në vendngjarje.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.

