Koalicioni qeveritar bullgar diskuton për dhënien dritë jeshile Maqedonisë së Veriut
Sofje, 29 mars – Liderët e partive anëtare të koalicionit qeveritar bullgar sonte mbajnë takim në Sofje në të cilin tema kryesore është hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE, njoftoi “24 Çasa” e Sofjes, duke iu referuar burimeve në Qeverinë e Bullgarisë dhe përfaqësuesve të një pjese të partnerëve të koalicionit.
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov dje pas takimit në Sofje me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe homologët nga Rumania dhe Mali i Zi, Nikollae Çuka dhe Zdravko Krivokapiq, deklaroi se Maqedonia e Veriut ka vend në familjen evropiane dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur.
“Ne si Qeveri jemi të përkushtuar ta arrijmë këtë, por ka çështje të cilat duhet të zgjidhen, duke i përfshirë edhe të drejtat e pakicës”, tha Petkov në konferencën e përbashkët për shtyp të katër partnerëve.
Petkov shtoi edhe se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur avancim të madh në marrëdhëniet në tre muajt e fundit, duke përfshirë edhe për çështjet historike.
“Komisioni për histori më njoftoi për disa personalitete të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Do t’ju jap disa detaje. Kemi ardhur deri në avancim për këto çështje, në mënyrë shumë konsruktive dhe reale që na hap mundësi për përshpejtimin e negociatave tona. Natyrisht do të më duhet së pari të marrë unë dhe partnerët e mi të koalicionit raport të plotë nga Komisionit, por pasi të marrim raport kjo do të shkojë shumë shpejtë”, tha Petkov.

