LAJMI I FUNDIT/ Bombë në linjën Beograd-Moskë

Avioni i “Air Serbia”, i cili operon në linjën nga Beogradi për në Moskë, është rikthyer në aeroportin “Nikola Tesla”, pas një raportimi se në aeroplan ishte vendosur bombë. Kështu ka konfirmuar Ministria e Brendshme serbe për Tanjug.

Po ashtu raportohet se është në proces kontrolli kundër devijimit të avionit. Bëhet e ditur se me pezullimin e fluturimit  të gjithë pasagjerët që ndodheshin në aeroplan u evakuuan. Detaje tjera nuk janë dhënë.