Përfundon takimi Ukrainë-Rusi, ka përafrim qëndrimesh

Përfundoi takimi i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll. SHBA-të, Britania e Madhe, Kina, Turqia, Franca, Kanadaja, Italia, Polonia dhe Izraeli mund të jenë garantues të sigurisë në Ukrainë, pas arritje së marrëveshjes, me mundësinë për ta mbyllur hapësirën ajrore me kërkesë të Ukrainës.

Delegacioni i Ukrainës e ka quajtur fitore transferimin e bisedimeve nga Bjellorusia në Turqi, ndërsa kanë theksuar se statusi neutral i Ukrainës do të thotë se vendi nuk do të ketë baza të huaja ushtarake.

“Fitorja jonë e parë është bartja e bisedimeve nga Bjellorusia në Turqi. E shohim Turqinë si një nga garancitë e sigurisë për Ukrainën.”,- tha shefi i delegacionit të Ukrainës, Dejvid, Arahamia.                                 

Pala ruse ka thënë se ka ndërmarrë dy hapa konkretë për deeskalimin e konfliktit, ka premtuar se do t’i zvogëlojë në mënyrë drastike sulmet ushtarake në Kiev dhe Çernihiv. Përfaqësuesit rusë e vlerësuan takimin konstruktiv.                                  

“Ishin monstruktiv, morëm propozime nga Ukraina që t’i analizojmë propozimet e tyre të qarta për përfshirje në bisedime. Bisedimet do të shqyrtohen në të ardhmen e shpejtë dhe do t’i dërgohen presidentit.”,- tha shefi i delegacionit të Rusisë, Vlladimir Nedinski.

Мes të pranishmëve është edhe oligarku rus, Roman Abramoviç. Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti i Ukrainës janë pika kryesore të diskutimit. Sipas projekt kontratës, Rusia do të heqë dorë nga shkombëtarizimi i Ukrainës dhe do t’i lejojë Kievit të anëtarësohet në BE, me kusht nëse ajo heq dorë nga anëtarësimi i saj në NATO, gjithashtu Ukraina të mos zhvillojë armë bërthamore dhe as të ketë baza të huaja ushtarake në territorin e saj.