Mungesa e mjekëve pediatër në Ohër e Strugë, shfaqet shqetësimi për fluksin turistik

Ohër, 29 Mars – Po thellohet problemi me mungesën e mjekëve pediatër në rajonin Ohër-Strugë. Reparti i fëmijëve në Ohër ka gati gjysmë viti që punon vetëm si ambulancë, kurse fëmijët po trajtohen në Strugë. Mjekët janë të shqetësuar në prag të sezonit turistik, kur problemi mund të  përshkallëzohet më tej. Ata kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të gjendet një zgjedhje e përshtatshme.

“Kemi dyndje jo vetëm nga Ohri, por edhe nga Resnja dhe nga Dibra. Stafi nuk e përballon dot, jo vetëm por edhe motrat. Është e papërballueshme të shpojmë 100 fëmijë sot, është e vështirë, është shumë e rëndë. Gati çdo 3-4 ditë jemi në turn të natës.”,- tha specialisti pediatër në Strugë, Vlatko Mickoski.

Në repartin e fëmijëve në Strugë janë gjashtë pediatër, ndërsa në Ohër kanë mbetur vetëm dy, prandaj reparti për fëmijë punon vetëm si autoambulancë.

“Unë mendoj se kjo është një politikë e gabuar 15 vjet më parë. Nisur nga fakti se specializimi ynë është minimumi pesë vjet, pra saktësisht pesë vjet. Nuk është paraparë një politikë që të shohin se kur do dalë dikush në pension, si të krijohen kuadro të reja.”,- theksoi specialisti pediatër në Strugë, Vlatko Mickoski.

Në repartin e fëmijëve në Strugë së fundmi është dyfishuar numri i pacientëve, me 120 vizita në ditë. Është më kritike në fundjavë, për pushime dhe turne të natës, ndërsa përballen edhe me dhunë verbale nga pacientë të cilët nuk duan të presin.