“Inshaallah Macedonia will win”, simpatizuesit e futbollit mbështesin Maqedoninë ndaj Portugalisë
Në një publikim dhe anketë të uebfaqes zyrtare të FIFA-s në FB, ku pyetja është se cila prej kombëtareve do të kualifikohet në botëror, tifozët anekand botës kanë shprehur mbështetjet e tyre. Disa prej tyre mbështesin Portugalinë, e disa edhe Maqedoninë, informon Zhurnal.
Sipas komenteve që arritëm të lexojmë, shumica e tifozëve të futbollit në përgjithësi, thonë se Portugalia është favorite në letër, mirëpo surprizat gjithnjë janë të këndshme andaj nuk përjashtohet një surprizë nga Maqedonia.
Disa madje presin fitore nga Maqedonia duke patur parasysh se kjo kombëtare arriti të mposhtë edhe kampionët evropianë, Italinë.
“Inshaallah Macedonia will win”, thuhet në një koment.
“Askush nuk do thoshte asgjë speciale nëse fiton Portugalia. Por nëse kundërshtari i tyre (Maqedonia e Veriut) fiton, do të ishte diçka speciale”, thuhet në një koment tjetër.
“Gjithmonë dua që kombëtaret të bëjnë një debutim në kupën e botës. Kështu, shpresoj Maqedonia e Veriut të arrijë këtë dhe gjithashtu Mali të arrijë të njejtën në kualifikimet në Afrikë”, thuhet në një koment.
“Siç e dimë të gjithë, Maqedonia shokoi kampionët evropian, kështu ata kanë besim të plotë dhe mund të mposhtim Portugalinë. Shpresojmë të fitojë më i miri”, thotë një tjetër komentues.
Ndryshe para pak ditësh Maqedonia e Veriut duheshte të përballet me kampionët evropian Italinë, ndeshje gjysmë finale për kualifikim në botëror, ndërsa ndeshja u vendos në minutën e 92të kur Trajkovski shkundi rrjetën e Donarumës dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-0.
Ndeshja kundër Portugalisë sonte do të thotë kualifikim direkt në botëror./Zhurnal.mk

