Talat Xhaferi në Konferencën e spikerëve të parlamenteve të BE-së në Bërdo afër Kranjit

Shkup, 29 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tashmë dy ditë po merr pjesë në konferencën e spikerëve të parlamenteve të BE-së, që dje dhe sot po mbahet në Bërdo afër Kranjit, në organizim të Kuvendit Nacional të Republikës së Sllovenisë, në kuadër të kryesimit slloven me Këshillin e BE-së.

Kryetari Xhaferi është ftuar nga ana e kryetarëve të vendeve anëtare të BE-së të flasë si folës hyrës në panelin e dytë.

Në konferencë po marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve kandidate dhe partnere të Parlamentit evropian.

Siç kumtuan nga shërbimi i Kuvendit, diskutimi është ndarë në dy panele: Për rolin e parlamenteve në zbatimin e politikave të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mënyrave të ndërtimit të rezistencës dhe mbrojtjes së qeverisjes demokratike, si edhe për rolin e Bashkimit Evropian si garantues i stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon dhe në fqinjësinë më të gjerë.

Në margjinat e Konferencës, siç është paralajmëruar, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të realizojë takime bilaterale me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës Franceze, Laetita Sen-Poll.

Xhaferi dje në margjina të konferencës pati takim me kryetarin e Kuvendit Nacional të Sllovenisë, Igor Zorçiç dhe kryetarin e Kuvendit nacional të Republikës së Bullgarisë, Nikolla Minçev.