‘Lista e zezë’, shqiptarëve ju ndalohet hyrja në territorin e Rusisë

Qytetarët me nënshtetësi shqiptarë, iu është ndaluar të hyjnë në shtetin e Rusisë.

Kështu ka bërë të ditur “Reuters”, ku kanë publikuar listën e shteteve “jomiqësore” për Rusinë.

Në këtë listë bënë pjesë disa vende të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka theksuar se është duke u hartuar një dekret presidencial për këtë qëllim.

Sipas Lavror, ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.