Avokati i Popullit flet për personat e paidentifikuar në librat amë

Shkup, 28 mars – Avokati i popullit tek Qeveria do të dorëzojë Informacion për gjendjet e konfirmuara me propozim që të vazhdohet rëndësia e Ligjit për personat e paidentifikuar në librin e amzës, duke e pasur parasysh se afati deri kur personat e paidentifikuar në librin amë të të lindurve (të dhënat e të cilëve janë regjistruar ose do të shënohen), mund të paraqesin kërkesë tek Drejtoria për udhëheqjen e librave amë është deri më 30 qershor të këtij viti.

Kjo, siç informon Sektori për marrëdhënie me opinionin të Avokatit të popullit, është kumtuar në takimin informativ të përfaqësuesve të organeve dhe institucioneve shtetërore që janë të obliguara ta zbatojnë Ligjin për personat e paregjistruar apo ta mbikëqyrin zbatimin e tij, organizuar nga Sektori për mbrojtjen e të drejtat e fëmijës së bashku me Sektorin për gjendjen civile pranë Avokatit të popullit, të nxitura nga problemet me të cilat përballen shumë persona në zbatimin e këtij ligji.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë për punësim. Në takim nuk kishte përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse ftesa ishte në rregull.

Avokati i Popullit, duke e pasur parasysh cenueshmërinë e kësaj kategorie të personave i informoi të pranishmit për konstatimet dhe konkluzionet nga veprimet praktike lidhur me ankesat, lidhur me moszbatimin e Ligjit për personat e paregjistruar dhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre të kërkuara. bashkëpunim dhe përkushtim më të madh.gjetja e zgjidhjeve për dobësitë e vërejtura.

Në takim, siç qëndron në kumtesë, janë konfirmuar pretendimet se edhe krahas asaj që qëllimi i sjelljes së këtij ligji është evidentimi i këtyre personave në librin e veçantë amë të të lindurve dhe dhënia e numrit të evidencës për shkak të realizimit të të drejtave bazë (të drejtën e arsimit, mbrojtja shëndetësore, mbrojtja sociale dhe punësimi me sigurimin e obligueshëm social) në praktikë personat ende nuk i realizojnë këto të drejta.

Në takim është dakorduar që të ndërmerren masa të përbashkëta nga ana e të gjitha palëve kompetente, në nivel më të lartë, ndërsa institucionet kompetente të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në mënyrë të koordinuar në zbatimin e Ligjit.