Besnik Tahiri: Është e pakuptimtë dhe me të vërtetë nuk e di se çka po duan fshehin mazhoranca

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar shumicën parlamentare për mosvotim të Komisionit Hetimor hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se disa pyetje duhet t’i parashtrohen Qeverisë.

“Kujt po i frikohen, pse po frikoheni të krijoni një komision parlamentar”, ishin disa nga pyetjet e shefit të deputetëve të AAK-së.

“A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për Veriun e Kosovës. Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Cili është roli i organit të Kuvendit në raport me tarifat që i kanë vendosur për energjinë. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRrE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjeninë” pyeti ai.

“Çka po fshehin. Është e pakuptimtë që të shtyhet seanca. Ne e patëm një takim me shefat e grupeve parlamentare dhe do t’i mbledhim nënshkrimet. Është detyrim i secilit prej nesh të ulemi te diskutojmë dhe debatojmë. Është e pakuptimtë dhe me të vërtetë nuk e di se çka janë ty dashtë me fsheh”, tha ai.