Pendarovski – Holtof-Fertner: BE-ja duhet të ndërmarrë hap strategjik
Eurintegrimet, dosja jonë evropiane në atë kontekst, si dhe ngjarjet gjeopolitike në fqinjësinë më të gjerë dhe ndikimi nga invazioni rus ndaj Ukrainës, mu në politikën e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski dhe Shtefan Holtof-Fertner, ministër për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të krahinës federale gjermane të Rajnës Veriore-Vestfalisë.
“Presidenti Pendarovski, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore gjermane, informoi për sfidat e fundit të cilat Maqedonia e Veriut i ka në rrugën drejt BE-së, duke cekur se hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, jo vetëm që është hap i merituar dhe logjik pas vendimit të Këshillit të BE0-së në mars të vitit 2020, por në kontekstin e sotëm edhe çështje e sigurisë, kyçe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, si dhe të vetë Unionit. Pendarovski porositi se BE-ja duhet të ndërmarrë hap strategjik dhe qëndrim parimor ndaj vendeve të cilat treguan harmonizim të plotë me politikën e jashtme të Unionit, si dhe partnerët e tyre të vërtetë kredibil, duke i ndarë vlerat e njejta të botës së lirë dhe demokratike”, kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski.
Shefi i shtetit Pendarovski dhe ministri Holtof-Ferner konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Gjermania në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe të partneritetit.
Pendarovski me atë rast vlerësoi se bashkëpunimi me Rajnën Veriore-Vestfalinë, krahinën më të madhe federale gjermane, pa dyshim e pasuron edhe bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral dhe lidhjet miqësore me Gjermaninë, verifikuar edhe përmes deklaratës së nënshkruar të përbashkët për bashkëpunim me Maqedonisë së Veriut dhe Rajnës Veriore-Vestfalisë. Në atë kontekst, qëndron në kumtesë, u riafirmua edhe bashkëpunimi bilateral ekonomik i cili edhe përkudnër sfidave me pandeminë, ende janë në nivel të lartë.

