Kovaçevski realizon bisedë telefonike me homologun ukrainas Shmigal: Bashkëndjejmë dhimbjen!

Shkup, 28 mars – Mbrëmë kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski është dëgjuar përmes telefonit me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmigal, informon Zhurnal.

Kovaçevski i ka dhënë mbështetje Shmigalit duke i shprehur ngushëllimet e tij dhe bashkëdhimbjen që ndjejnë, si dhe admirojnë guximin e ukrainasve për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e shtetit.

“Kolegut Shmigal i thash se Maqedonia e Veriut është tërësisht në harmonizim me politikat e jashtme dhe sigurisë të BE-së dhe NATO-s dhe është vazhdimisht në koordinim për mbështetje të Ukrainës.

Jemi të përgatitur të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe qëndrojmë në kontakt për të gjitha aktivitetet për mbështetje dhe ndihmë” është shprehur Kovaçevski.

Kryeministri ukrainas ka falenderuar Kovaçevskin për mbështetjen e ofruar./Zhurnal.mk