Foltorja për PD-në! Berisha në Jug të vendit, takime me demokratët e Tepelenës dhe Përmetit

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha do ti rikthehet sot takimeve me demokratët. Berisha do të ndalet sot në Jug të vendit ku pritet që të ketë takime me demokratët e Tepelenës dhe Përmetit, në kuadër të një turi, që sipas tij do të jetë përbashkues.

E diele, ne ora 11:00 Foltore me qytetaret e Tepelenes, dhe ne ora 13:00 me qytetaret e Permetit. Ftoj te gjithe qytetaret te marrin pjese! Sb”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ky tur i Berishës vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Tashmë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, me në krye vetë Berishën, u rikthyen në selinë e PD-së, në ambientet e të cilës zhvilluar dhe mbledhjet e radhës, si dhe mbajtën deklaratë për mediat. Vetë Berisha pati një takim me Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët një nga kushtet për bashkimin kishin moskandidimin e ish-kryeministrit për kreun e partisë, gjë e cila është përjashtuar kategorikisht si mundësi prej tij. Berisha ka thënë se ai do të kandidojë, në respekt të të gjithë atyre demokratëve që i dhanë mbështetje në zgjedhjet e 6 Marsit.