Zvicra miraton sërish sanksione kundër Rusisë

Zvicra ka bërë të ditur se ka miratuar më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Ky vendim erdhi pasi u zotuan të veprojnë në hap me bllokun ndërsa bënë lëvizje për të ndëshkuar financiarisht Moskën.

“Kjo do të thotë se të gjitha masat e përfshira në paketën e katërt të sanksioneve të BE-së janë zbatuar”, thuhet në deklaratën e qeverisë zvicrane.

Megjithatë, kabineti qeveritar thotë se kanë vendosur të mos zbatonte masën e BE-së të 1 marsit, që pezullonte transmetimin e mediave ruse Sputnik dhe Russia Today.

“Pavarësisht nga fakti se këto media përdoren për të përhapur propagandë dhe dezinformim të synuar nga Federata Ruse, Këshilli Federal është i mendimit se është më efikase të kundërshtohen deklaratat e pavërteta dhe të dëmshme me fakte në vend që të parandalohen transmetimi i tyre”, thuhet në njoftim, transmeton Aljazeera.