Digjet autobusi me numër 57, nuk ka të lënduar (foto)
Shkup, 25 mars – Sot në mesditë në një autobus dykatësh të kompanisë “Jutong”, i cili qarkullon në linjen 57, ka shpërthyer zjarr, ku për fat të mirë nuk ka udhëtarë të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material, informojnë nga NQP – Shkup.
“Në momentin e zjarrit, autobusi ka qenë në stacionin e fundit/të parë në Nerez dhe në të nuk ka pasur udhëtarë. Kontrolli i brendshëm i NQP-së Shkup menjëherë ka dalë në terren, me ç’rast nga deklarata e shoferit dhe dëshmitarëve ka konstatuar se zjarri ka shpërthyer në pjesën ku gjendet motori”, thonë nga NQP.
Rasti, siç thuhet, është denoncuar edhe në MPB dhe në vijim është konfirmimi i shkaqeve për zjarrin.


