Asambleja e Përgjithshme e KB-së miratoi rezolutë për mbrojtjen e civilëve në Ukrainë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot me shumicë të madhe miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet qasje në ndihmë dhe mbrojtje të civilëve në Ukrainë dhe e kritikoi Rusinë për krijimin e një gjendje “të vështirë” humanitare.
Rezoluta, e hartuar nga Ukraina dhe aleatët e saj, mori 140 vota “për” dhe pesë “kundër” – Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia

