Konfiskohet drogë në Gazi Babë, kapen dy dilerë
Nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në koordinim me Njësinë për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, dje kapën dy dilerë të drogës në lagjen e Gazi Babës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë bastisjeve në shtëpitë e A.P.(35) dhe R.P. (32), të dy nga Shkupi, të bëra me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, siç bëhet e ditur në kumtesë, te A.P. ishin gjetur dhe janë marrë qese të mëdha dhe një kavanoz me mariuhanë, vaj hashashi dhe peshore, përderisa te R.P. është gjetur amfetamin dhe dy peshore.
“Të dy personat janë arrestuar në stacionin e policisë, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tyre SPB Shkup deri te PTHP Shkup do të ngritë padi penale për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal”, informojnë nga MPB.

