Arsovski: Deri më tani në vend nuk ka persona nga Ukraina të cilët kanë kërkuar status të refugjatit

Shkup, 23 mars – Nga fillimi i konfliktit ruso-ukrainasve, e deri më tani, sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vend kanë hyrë 1.924 shtetas ukrainas, ndërsa në dalje nga shteti në këtë periudhë janë regjistruar 1.365, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Deri më tani, siç theksoi ai në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, nuk ka persona të cilët kanë kërkuar status të refugjatit dhe të gjithë të cilët vijnë janë të akomoduar tek të afërmit ose miqtë.

“Maqedonia e Veriut nuk është rutën e refugjatëve nga lufta në Ukrainë në mënyrën të cilën e kemi parë në vitet paraprake lidhur me krizën e refugjatëve nga lufta në Siri. Pavarësisht kësaj Qeveria po ndërmerr hapa konkrete dhe janë obliguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e Shëndetësisë, e Financave, e Punëve të Jashtme dhe e Punëve të Brendshme për të ndërmarrë masa për organizmin e kthimit të refugjatëve eventualë dhe akomodimin e tyre. Ministria e Financave u obligua të sigurojë 120 milionë denarë për akomodim në hotele dhe shërbime tjera për qytetarët e Ukrainës të cilët do të vinin në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani sipas informacioneve të fundit nuk ka persona të cilët kanë kërkuar status të refugjatit. Të gjithë ata të cilët vijnë akomodohen tek të afërmit dhe tek miqtë”, tha Arsovski.