Gajdarxhiski: E menaxhuam krizën energjetike dhe të ngrohjes

Shkup, 23 mars – Drejtori për Zhvillim dhe Investime të SHA “ESM” Bllgoj Gajdarxhiski ishte pjesëmarrës në konferencën rajonale për energjetikë “Samit për ardhmërinë energjetike” që po mbahet në Trebinje.

Në panelin “Rrugët dhe dinamika e tranzicionit të elekrtodistribuimit nga rajoni” drejtori Gajdarxhiski i ka ekspozuar projektet në burime të ripërtërishme të SHA “ESM” dhe plani për investime të ardhshme që janë në drejtim të lëvizjes së shtetit drejtë skenarit të gjelbër në prodhimtari në energjinë elektrike, ndërsa që ka mbështetje të madhe nga bashkësia evropiane energjetike.

SHA “ESM”, siç tha drejtori, e menaxhon krizën energjetike dhe të ngrohjes në Maqedoni të Veriut, ndërsa në të njëjtën kohë edhe në realizimin e investimeve në burime të ripërtërishme të energjisë.