117 fëmijë të vdekur dhe 155 të plagosur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë
Që nga fillimi i Konfliktit Rusi- Ukrainë, të paktën 117 fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 155 të tjerë janë të plagosur, të paktën kështu njofton Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës.
Më së shumti viktima janë raportuar në Kiev (58) dhe në Kharkiv (40).
Sa i përket institucioneve arsimore, sipas autoriteteve Ukrainase deri më tani 548 shkolla dhe objekte tjera arsimore janë sulmuar nga forcat ruse, prej të cilave 72 janë të shkatërruara plotësisht.
Megjithëse, sipas tyre kjo shifër nuk është e saktë për shkak të vështirësive që po hasin në inspektimin e disa pjesëve të vendit.
Po ashtu në qytetin Mariupol është raportuar për evakuime të fëmijëve të cilin ishin cak i granatimeve nga forcat ruse

