Propozim ndryshimet e Kodit zgjedhor e kaluan filtrin e parë në Kuvend

Shkup, 22 mars – Në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot kaloi Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, me të cilin kërkohet që deputetët në Kuvend ta zgjedhin me model proporcional pa prag zgjedhor dhe me modelin D’Ontov për sistemimin e mandateve, me ç’rast shteti do të ishte një njësi zgjedhore.

Parashtruesit e propozim-ligjit janë deputetët Pavle Trajanov nga LD, Maja Moraçanin nga RDM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD, Lupço Ballkoski nga VMRO-PP, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov nga E Majta, Panço Minov nga LSDM dhe tani ish deputet i RDM-së, Mirosllav Bogdanovski.

Siç shpjegoi Trajanov në emër të parashtruesve të propozim-ligjit, ndryshimet e propozuara do t’u mundësojnë partive më të vogla politike të “ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim”, dhe secili deputet të ketë vlerë të njëjtë. Përbërja e Kuvendit, tha ai, do të jetë pasqyrim real i përcaktimeve të qytetarëve, bashkësitë më të vogla etnike do të përfaqësohen në Kuvend përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor pa u përfshirë në koalicione me partitë kryesore politike dhe do të zbërthehet , tha ai, “mënyra njëpartiake e qeverisjes”, sipas së cilës partia në pushtet merr të gjitha vendimet kyçe në vend. Ai pret që pas miratimit të nevojës nga sjellja e Ligjit, të vijojë një diskutim publik me përfshirjen e të gjitha partive politike , OJQ-ve, ekspertëve, BE-së dhe OSBE-së, në të cilën do të mbisundojë forca e argumenteve për nevojën e ndryshimit aktual të konceptit të tanishëm.

Zëvendës koordinatorja e BDI-së, Vjollca Ademi e përcolli qëndrimin e partisë se për një ligj të tillë të rëndësishëm nevojitet konsensus më i gjërë – ndërpartiak dhe ndëretnik.

“Modeli zgjedhor na jep një pasqyrë të shoqërisë dhe ai ekzistues me gjashtë njësi zgjedhore e pasqyron më së miri këtë. Do të vazhdojmë me diskutime si BDI, por me argumente”, thotë deputetja Ademi.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së opozitare Nikolla Micevski theksoi se partia në mënyrë principiele e mbështet propozim-ligjin dhe duhet të vazhdojë diskutimi për këtë çështje që të dëgjohen të gjithë faktorët në shoqëri.

Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM-ja theksoi se ndryshimi i modelit zgjedhor nuk është diçka që ndodh shpesh dhe duhet të rrjedhë nga niveli i zhvillimit të demokracisë dhe nevojat që duhet të reflektojnë gjendjen në vend, si dhe diversitetin në shumë baza. LSDM-ja, shtoi ajo, si parti politike e promovon modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore me program që nga viti 2016, por janë të vendosur që ndryshimi i modelit zgjedhor duhet të vjen përmes një konsensusi të gjerë.

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët mendon se duhet ndryshim i modelit zgjedhor, por me vendosjen e tetë, në vend të gjashtë njësive zgjedhore ekzistuese, që sipas tij është në përputhje me Ligjin për Zhvillimin Rajonal dhe ndarjen e tetë rajoneve, ndërsa numri i deputetëve nuk do të jetë fiks, por numri i tyre në çdo njësi zgjedhore do të përcaktohet sipas numrit të votuesve.

Pas debatit për propozimin, Kuvendi pret të organizojë diskutim publik në të cilin do të mund të përfshihen të gjitha partitë politike, sektori joqeveritar, mediumet dhe të gjithë që janë të interesuar, si dhe BE-ja, OSBE-ja, ODIHR dhe të tjerë.