Inspektorët në aksion: Mbyllen 84 markete KAM

Shkup, 22 mars – Mëngjesin e sotëm një numër i madh i marketeve ishin mbyllur dhe ishin vendosur shiritë të verdhë e ku shkruante se janë mbyllura nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, transmeton Zhurnal.

Mbrëmë drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, deklaroi se më tepër se 300 inspektorë të DAP kanë kryer inspektime në 84 objekte të marketeve KAM përshkak parregullsive të regjistruara.

“Për momentin më tepër se 300 kolegë nga DAP janë në të gjitha marketet e KAM, përshkak parregullsive të regjistruara”, tha Llukarevska.

Ajo tha se në aksion janë edhe persona tjerë zyrtarë.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska Dimoska gjithashtu deklaroi se janë kryer inspektime për shitjen e vajit, bukës dhe miellit, artikuj tek të cilat marzha është zero dhe çmimi shitër duhet të jetë i barabartë me atë blerës./Zhurnal.mk