Samsonenko dëshmoi në “Parcelat në Vodno”

Shkup, 22 mars – Biznesmeni rus dhe konsulli i nderit i Rusisë në Manastir, Sergej Samsoneko, dëshmoi në seancën e sotme për rastin “Parcelat në Vodno”, duke theksuar se gruaja e tij është pronare e kompanisë “Lajv Ker centar”, e cila ka në pronësi një parcelë prej 10.000 metrash katrorë, e blerë nga Jordan Kamçev.

“Kamçevi ma sugjeroi këtë parcelë, ne u morëm vesh në vitin 2017 ose 2018. Kam paguar 110 milionë denarë. Nuk ka ende rrugë, ka bllokadë, unë po e vuaj dëmet nga bllokada. Nuk mund ta shes apo ta jap me qira”, tha Samsonenko, i cili u mor në pyetje me sugjerimin e të pandehurit Kamçev.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për mbrojtje nga të pandehurit.

Rastin e trajton gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sipas aktakuzës në rastin “Parcelat në Vodno”, akuzohet për veprat “Larje parash dhe posedim dhe fshehje e pronës pa leje”, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifovic, Jordan (Orçe) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje parash”, ndërsa ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, akuzohet për “ndihmë në veprën penale larje parash dhe produkteve të tjera të veprës penale”.