Milevski: Nëse ka një gram ndërgjegje, ambasadori rus në vendin tonë duhet të braktisë pozitën

Shkup, 22 mars – Në emisionin “Samo Vistina”, ministri për vetqeverisje lokale, Goran Milevski theksoi se ambasadori rus në vendin tonë, duhet vet ta braktisë vendin tonë dhe funksionin e tij pas invazionit që Rusia po kryen ndaj Ukrainës, informon Zhurnal.

“Negociatat po vijojnë, por kjo krizë në Ukrainë do të zgjatë, jo vetëm si luftë, por do të ketë dhe efekte pas lufte, gjithçka është shkatërruar, duhet të rindërtohet. Japin ultimatum të dorëzohet qyteti, nuk jemi në vitet 1945 që t’i dorëzohet Rusisë. Lufta do të zgjatë, disa analiza thonë deri në maj, por sido që të jetë, rindërtimi, kthimi në normalitet… Më vjen mirë që Maqedonia gjithnjë ka qenë në anën e pozitivëve, atyre që janë për paqe, asnjëherë nuk kemi qenë në anën e agresorëve”, theksoi Milevski.

Lidhur me largimin e ambasadorit rus në Maqedoni, Milevski shprehet se ai vet duhet të ikë, të dënojë këtë politikë agresore të shtetit të tij. Disa analiza thonë se 60% e banorëve të Moskës janë kundër kësaj politike të Putinit. Mendoj se ai ambasador nëse ka një gram ndërgjegje, sepse edhe ai ka familje, ka kushërinjë, vet duhet të jep dorëheqje nga posti ambasadorit, dhe të braktisë këtë funksion”, tha Milevski.//Zhurnal.mk