Paraburgim për inspektoren nga Prilepi, u kap duke marë ryshfet

Prilep, 21 mars – Prokuroria Publike Themelore solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Marrje të ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal, kumtuan nga PTHP Prilep.

E dyshuara 37-vjeçare banore e Prilepit, siç njoftuan nga prokuroria në cilësinë e personit zyrtar – këshilltare në Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi – Njësia rajonale Prilep, më 16 mars drejtpërdrejt ka kërkuar mjete financiare nga drejtuesi i dëmtuar në degën e farmacisë bujqësore në fshatin Krivogashtan që të mos kryejë veprim zyrtar që do të duhej ta kryejë.

“Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese në objekt ajo i ka gjetur dy artikuj me afat të skaduar dhe të dëmtuarin e ka njoftuar se duhet t’i shkuaj dënim në të holla për shkeljen në lartësi deri në 32.000 euro. Meqë i dëmtuari ka reaguar për lartësinë e dënimit, për të mos i shkruar dënim për kundërvajtje edhe atij si person fizik edhe kompanisë, e akuzuara ka kërkuar t’i jepen para në shumë prej 63.000 denarësh”, thonë nga Prokuroria e Prilepit.

Nga prokuroria sqarojnë se i dëmtuari i ka thënë se për momentin nuk ka para me vete dhe ka kërkuar prej saj kohë që të mendojë.

“Pasdite në të njëjtën ditë ajo sërish është paraqitur tek i dëmtuari dhe e ka pyetur se çfarë ka vendosur, më pas ai ka kërkuar të takohen të nesërmen në një objekt hotelierik në Prilep për t’ia dhënë paratë. Në takim ai e ka nxjerrë kutinë e tabletave me vitaminë D3 në të cilën janë paketuar paratë dhe ia ka dhënë, ndërsa ajo i ka vendosur në çantë. Pas privimit nga liria, tek e dyshuara janë gjetur 32 bankënotat në vlerë nominale prej 2.000 denarë”, informojnë nga Prokuroria.

Kundër të dyshuarës prokurori publik kompetent shtroi propozim për caktimin e masës së paraburgimit deri tek gjykatësi i procedurës paraprake. Gjykata e pranoi propozimin dhe me vendimin të dyshuarës i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.