Të dielën fillon llogaritja verore e kohës, nga ora 2 akrepat lëvizin në 3

Shkup, 20 mars Në vikendin e fundit, në mesnatën mes datës 26 dhe 27 mars, do të fillojë llogaritja verore e kohës, informon Zhurnal.

Në ora 2 pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë në ora 3. Deri në fund të marist do të zgjatet dita dhe do të erësohet rreth orës 18, ndërsa pas lëvizjes së akrepave, kjo do të ndodhë në ora 19.

Ndryshimi i orës ka filluar që nga viti 1916 ndërsa praktikohet në 70 vende të ndryshme të botës.//Zhurnal.mk