Në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë, dikush preu tubat që bartin gazin në sallën e operacionit

Shkup, 19 mars – Mjeku anesteziolog pranë Spitalit të Nefrologjisë (Dializa) në Strugë, ka raportuar dje se më 17 mars të këtij viti në prej orës 17:00 deri në momentin e kallzimit, një autor i panjohur, ka dëmtuar me dhunë me përdorim të një objekti, tubat e gazit qëndror të operimit që lidhen me dhomën e operimit të spitalit.

Sipas raportit, fillimisht është dëmtuar mbështjellja e jashtme, më pas në brendësi të tubit janë prerë me dhunë tubat e bakrit që prodhonin gaz mjekësor për në sallën e operacionit dhe më pas krimineli është larguar nga vendi.

Nga një ekip i Stacionit Policor të Strugës është kryer inspektim nga ku do të marrin masa për zbardhjen e rastit.