Dy kompani amerikane të naftës i ndërpresin benzinat në Rusi

Kompania amerikane e naftës Halibarton dhe Shlumberger e kanë ndërprerë biznesin e tyre me Rusinë si marrëveshje për sanksionet amerikane për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës.

Halibarton sot kumtoi se e ka suspenduar biznesin e ardhshëm në Rusi për shkak të sanksioneve të cilat i ndalojnë transaksionet dhe punën e tyre, duke përfshirë edhe disa blerës shtetërorë. Halibarton deklaroi se para disa javëve i ka ndërprerë të gjitha dërgesat e disa pjesëve dhe prodhimeve të sanksionuara në Rusi. Halibarton theksoi se atje nuk ka përfshirje aktive të përbashkëta.

Shlumberger sot paralajmëroi edhe se menjëherë i suspenduan investimet dhe zbatimin e teknologjisë në biznesin e tyre në Rusi dhe se do të vazhdojë në mënyrë aktive ta ndjekë zhvillimin e situatës.