MSH: Fillon karvani i vaksinimit kundër Kovid-19 në disa komuna të vendit

Shkup, 18 mars – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, USAID-it dhe UNICEF-it, nga e hëna (21 mars) fillon karvani i vaksinimit kundër Kovid-19, i cili do të përfshijë 14 bashkësi lokale në të gjithë vendin.

Në secilin prej këtyre vendeve, konform orarit, siç bëhet me dije, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen dhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër Kovid-19. Gjithashtu, në këto lokacione qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në sistemin “Termini Im”.

“Duke pasur parasysh se popullata e pavaksinuar ka rrezik më të lartë të vdekjes se Kovid-19, krahasuar me të vaksinuarit, do të thotë se një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e pambrojtur. Vendimi për të vaksinuar nuk duhet të vonohet. Vaksinimi është një mënyrë më e sigurt për të mbrojtur shëndetin sesa infeksioni me virusin, i cili mund të jetë fatal dhe dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe maksimale. Krahas aktiviteteve të karvanit të vaksinimit, i cili do të realizohet në dy javët e ardhshme dhe do të përfshijë 14 komunitete lokale, qytetarët kanë mundësi të vaksinohen çdo ditë në qendrat shëndetësore në vend”, theksojnë nga Ministria.

Ndryshe, siç theksojnë ata, statistikat tregojnë se kufiri i moshës së të infektuarve me koronavirus tek të cilët shfaqet pasqyrë e rëndë klinike e sëmundjes është në rënie. Mes shtrimeve dhe vdekjeve të fundit të regjistruara nga komplikimet e Kovid-19 në vend ka gjithnjë e më shumë të rinj të rrezikuar dhe në rrezikshmërinë më të lartë në valën e katërt të pandemisë, ndaj me këtë karvan synohet të sjellë më afër mundësinë e vaksinimit për të gjitha kategoritë e qytetarëve që nuk janë vaksinuar deri më tani.

Vaksinat e përdorura janë të sigurta dhe qendrat shëndetësore kanë vaksina të mjaftueshme. Vaksinimi mbetet mbrojtja më efektive kundër sëmundjeve, zhvillimit të sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes, dhe imuniteti kolektiv është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë, imformojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Karvani i organizuar për vaksinim do të mbahet më 21 mars nga ora 11 deri në 15 në sheshin në Shuto Orizare, më 22 mars nga ora 12 deri në 16 në sheshin në Kratovë, më 23 mars nga ora 12 deri në orën 16 në sheshin e Kratovës sheshi në Radovish, më 24 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në sheshin në Strumicë, më 25 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në tregun në Strumicë, më 26 mars nga ora 11:00 deri në ora 15:00: 00 në Novosellë të Strumicës, më 26 mars nga ora 11 deri në ora 15 në Ist Gekjt Moll në Shkup, më 27 mars nga ora 11:00 deri në ora 15:00 në sheshin në Kumanovë, më 28 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në parkingun në fshatin Mateç të Likovës, më 29 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në postën në Haraçinë, më 30 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në IPSH Partizanski dom në fshatin Sandevë në Çucer Sandevë, më 31 mars nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në oborrin e shkollës fillore “Marko Cepenkov” në Zelenikovë, më 1 prill nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në Shtëpinë e kulturës në fshatin Negotinë të Vrapçishtit, më 2 prill nga ora 11 deri në ora 15:00 në Shtëpinë e kulturës në Kërçovë dhe më 3 prill nga ora 11 deri në 15 në shëtitoren e re në Strugë.