Najçevska: Apasiev dhe Krmov duhet të përfundojnë në burg pasi mbështetin krimet ruse
Shkup, 18 mars – Profesoresha Mirjana Najçevska, shprehet se për deputetët e “E Majta”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov duhet të zbatohet neni 407-a nga Kodi Penal “Pranim apo arsyetim i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve luftarake”, e të njejtit sipas saj, duhet të përfundojnë në burg, përcjellë Zhurnal.
“Ai që në rrugë të sistemit informativ publikisht i mohon, i minimizon, i pranon dhe arsyeton veprat nga neni 403 deri 407, do të dënohet me burg nga një deri në pesë vite. Kjo duhet të zbatohet tek të gjithë individët dhe veçanërisht liderë të partive politike”, thotë Najçevska.
Dimitar Apasiev dhe Borisllav Krmov pardje u takuan me Bazdnikin në Kuvend dhe e kualifikuan invazionin mbi Ukrainën si një operacion special luftarak.
Në komunikatën e partisë për takimin thonë se gjatë takimit theks të veçantë kanë vendosur në procesin e denacifikimit dhe eliminimin e kërcënimeve nga lëvizjet ekstreme djathtiste dhe neonaciste politike, të cilat janë rrezik për çdo demokraci bashkëkohore.
Apasiev siç thuhet në kumtesë, është distancuar nga qëndrimet e diplomacisë maqedonase dhe i ka quajtur: “hapa jocivilizuese antiruse të cilat nuk e shprehin fare vullnetin e shumicës së qytetarëve”./Zhurnal.mk

