Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

Shkup, 18 mars – Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë, paradite kryesisht në pjesët jugore me reshje lokale shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa maksimalja prej 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Pason një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe mot më i ftohtë me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.